Kongresi iXIII europian i organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka mbledhur në Tiranë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë në fusha të ndryshme, njofton nga Tirana gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Mjekë shqiptarë të cilët prej vitesh e ushtrojnë profesionin e tyre në vende të ndryshme të botës poredhe mjek që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri janë bërëbashkë për të diskutuar dhe shkëmbyer eksperiencat nëfusha të ndryshme shëndetësore.
Konferenca dy ditore u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë të Urgjencës Mjeksore, e cilambajti Kongresin e I–rë të saj në nivel ekspertësh.
16 referime nga specialistët prekën tema të ndryshmënga problemet kardiake, deri tek shërbimi i urgjencës.
Në fokus edhe këtë herë ishtë ndikimi i pandemisë sëcovid-19 në sëmundje të ndryshme dhe në sisteminshëndetësor.
Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë në bashkëpunim me Qendra Kombëtare UrgjencësMjekësore, në brendësi të konferencës organizoi edhe trajnimin me temë “ Menaxhimi i urgjencave mjekësore” i ndarë në dy pjesë. BLSD (Basic Life Support & Defibrillation) and ASL (Advanced Life Support). Trajnimi u bë nga Dr. Skender Brataj, Dr. Gazmend Berisha, Dr.Aurora Dollenberg, Dr. Juna Hitaj, Dr. Klejdi Cankja, Dr.Alba Xhafaj dhe Inf. IndritJaupaj.
Konferenca u përshendet nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare Ogerta Manastirliu e cila theksoi rolin e mjekëve shqiptarë që punojnë në Europë, në përcjelljen e risive shkencore në Shqipëri.
Pjesë e konferencës u bënë Zv. Ministrja e shëndetësisë Znj Mira Rakacolli, rektori i Universitetit të MjekësisëDr. Arben Gjata, Dr. Skender Brataj drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore, Dr.Albana Fico drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare Nënë TerezaTiranë, Dr. Denis Gjika Drejtor i Qendrës Kombëtaretë akreditimit (ASCKSHSH).
Vec shkëmbimit të eksperiencave mjeksore në Tiranë u themelua edhe dega e Federatës për Shqipërinë me kryetare Dr.Esmeralda Babamusta.
Konferenca e mbajtur në kryeqytetin shqiptar u përshëndet edhe nga pianistia me famë boterore Lule Elezi dhe tenori Kastriot Tusha.
Konferenca e rradhës e mjekëve shqiptarë në europë pritet të mbahet në 23 qershor në Shkup të Maqedonisësë Veriut. Kongresi ne fjale u ndoq pos nga geyateret e njohur Brunilda Cami, Hajriz Mamaj dhe Nefail Maliqi dhe perfaqesues te mediave te shumta shqiptare nga Tirana dhe Prishtina
Pjesmarrës në kongresin e XIII ishin mjekët:
1- Dr. Gazmend Berisha MD PHDc– Drejtor ekzekutivi AMFE Specialist në mjekësinë intensive, paliative & reanimacionit–
2- Dr. Aurora Dollenberg MD PHD– Kryetare e AMFE /Specialiste e Urgjencës, Mjekësisë së Familjes, dhePsikoterapisë–
3-Dr. Adrian Fandi– Specialist i Urgjencës, CEO-“Fandi Clinic”
4-Dr. Juna Hitaj – QKUM
5-Dr. Shk Fatos Olldashi – Shef i shërbimit tëneurokirurgjisë QSUT
6-Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli – Radiolog Specialist, Klinika e radiologjis QKUK – SHSKUK
7-Dr. Skënder Brataj – Drejtor i Urgjencës KombëtareMjekësore QKUM
8- Prof.ass.Dr. Afrim Shabani-Oftalmolog
9- Dr. Adela Perola – Mjeke Hematologe QSUT Tiranë
10-Dr. Denis Gjika – Drejtor i ASCKSHSH
11-Dr. Fadil Brovina-Specialist I Mjekësisë Interne-Onkologji, Nenkryetar AMFE-
12-Prof.Dr. Lumnie Kqiku – Specialiste e Dentologjisdhe Docente në Universitetin e Graz
13- Znj. Arjetë Nezaj– Psikologe
14-Prof. Dr. Vedat Eljezi – Profesor i Anesteziologjisë
15-Dr. Negjyp Sopa – Gjinekolog/ Specialist iInfertilitetit.
16-Dr. Eda Harizi – Neurologe / Shefe e shërbimit tëNeurologjisë (Durrës)
17-Dr. Naser Ahmeti Specialist i Mjeksisë Interne, (Hamburg)
18-Dr. Drita Bujari Specialiste e Neonatologjis, Pediatre
19-Dr. Ëngjëllushe Hasani – Kardiologe
20-Dr. Viola Fera (Halili) Mjeke ligjore– Instituti iMjekësisë Ligjore Tiranë
21. Alisa Dudumi – Mjeke QKUM
22. Prof. Assc. Ilir Alimehmeti – Universiteti iMjekësisë Tiranë
23. Prof. Dr. Bajram Hysa – Profesor-Universiteti iMjekësisë Tiranë
24. Dr. Klejdi Cankja – Mjekë QKUM
25. Inf. Indrit Jaupaj– QKUM