Vuçiç propozoi shkëmbimin e energjisë me qymyr, Kurti refuzon: Është plan i tij që të kalojë tek shkëmbimi i territoreve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër nismës “Ballkani i Hapur”.
Ai është shprehur se nuk “Ballkan të Hapur”, pa trajtim të barabartë dhe pa qenë pjesëmarrëse të gjashta vendet e rajonit. Madje, sipas tij, ky ka qenë edhe mesazhi i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së, Gabriel Escobar për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, kreu i qeverisë së Kosovës, i ka dhënë një përgjigje edhe propozimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, se mund t’i jepte Kosovës energji në këmbim të qymyrit.

Një propozim i tillë është refuzuar nga zoti Kurti, duke u shprehur se është një përpjekje e presidentit Vuçiç që nga projekti i shkëmbimit të territorit të kalojë në shkëmbimin e qymyrit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë thënë shumë qartë se pa qenë gjashtë shtetet aty, nuk ka themelim të ashtuquajturit “Ballkan të Hapur”. Ballkani është i hapur ndaj Bashkimit Evropian, duhet të jetë plotësisht i hapur edhe ndaj NATO-s, pasi nuk është i hapur ndaj NATO-s për shkak të qëndrimit të fqinjit tonë verior dhe Republikës serbe në Bosnje, të cilët po e mbështesin Kremlinin në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës”, tha ai.

Duke komentuar vizitë e nesërme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë, kreu qeveritar tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

“Një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit, ku jemi të gjithë të barabartë dhe ku përshpejtohet anëtarësimi i të gjitha vendeve, duke u bazuar në respektimin e sundimit të ligjit, demokratizmit, luftimit të korrupsionit dhe ballafaqimit me të kaluarën, meqenëse kemi në Serbi një pushtet që mohon masakrën e Reçakut dhe nuk ka bërë asgjë në raport me kriminelët e luftës, të cilët vazhdojnë atje të jenë të lirë dhe pamenduar, përveç të pandëshkuar, shtoi Kurti.

I pyetur për ofertën e Vuçiçit për këmbimin e qymyrit me energji elektrike serbe, Kurti tha se kjo është një përpjekje e tij që nga projekti i shkëmbimit të territorit të kalojë në shkëmbimin e qymyrit.

“Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë që të kalojë nga projekti i dështuar i shkëmbimit të territoreve, në këtë të shkëmbimit të qymyrit. Pra në vend të territorit të Kosovës, po kërkon qymyr nga Kosova, por ai duhet që të njoh pavarësinë e Kosovës, t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë dhe duhet të distancohet nga presidenti despotik, Putin, përveçse nga Millosheviçi, ministër i të cilit ka qenë atëherë” , theksoi Kurti./ KP

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

New York School of Science in Kosova licencohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Story i radhës

Tirana dhe AMFE bashkoi mjekët shqiptarë nga Ballkani dhe Evropa në kongresin e XIII-të

Të fundit nga