Tirana barazon me rumunët, as Partizani nuk ia del ndaj sllovenëve

Skuadrat shqiptare po vazhdojnë përgatitjet në kuadër të ndeshjeve europiane, respektivisht Tirana është zhvendosur në Turqi, teksa ditën e sotme ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me rumunëve të Hermannstadt, takim që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 mes tyre.

Kjo ishte ndeshje e tretë miqësore e zhvilluar në tokën turke ndërsa më parë, kampionët e Shqipërisë pësuan një disfatë me rezultatin 1-2 ndaj Dinamo-Auto Tiraspol, ndërsa triumfuan në të dytën, në takimin ndaj Shkupit me rezultatin 2-0 falë golave të Seferit e Limajt.

Edhe Partizani i cili ndodhet në Slloveni ka luajtur sot një ndeshje miqësore ndaj Jadran Dekani, sfidë që është mbyllur në barazim 1-1.

Golin për demat arriti ta shënonte Valentino Murataj në minutën e 23-të, ndërsa të kuqtë kishin disa raste për të fituar këtë përballjë, pasi Telushi gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa nga ana tjetër Alban Hoxha priti goditjen e ekipit kundërshtar nga pika e bardhe e 11-metërshit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mungesa e dëftesave deri në klasën e tetë, Shaqiri: Përgjegjësi e BZHA-së, jo e MASh-it

Story i radhës

​42 vende që ndihmojnë Ukrainën, në cak të spiunazhit rus

Të fundit nga