Tinguj në kishën e vjetër/ Objekti mesjetar i Shën Premtes kthehet në skenë për muzikantët e rinj

July 17, 2022
1 minut lexim

Në kishën mesjetare monument i kulturës “Shën Premte”, në Balldre të Lezhës u dëgjua për herë të parë muzikë.

Brenda këtij objekti kulti të shekullit të 13 dhe që u restaurua në vitin 2019-të, u mbajt një koncert me muzikë klasike  i cili tërhoqi shumë artdashës të muzikës klasike por jo vetëm.

Kjo risi erdhi nga dy artistet kosovarë, Nina Shala flautiste dhe Drilon Çoçaj kitarist. Dëshira e tyre erdhi pas shumë realizimesh koncertesh në Kosove, turi i tyre të vijonte dhe në Shqipëri.

Pasi panë fotot e kësaj kishe me vlera të jashtëzakonshme historike ata thonë se ka qenë një dëshire e tyre që të luajnë muzikë duke promovuar kështu dhe vlerat e këtij kulti historik.

Ky event kulturor u organizua me iniciativën e studiuesit Dom Nik Ukgjini, i cili thotë se për shkak të historisë sonë në këtë kishë mund të ketë shekuj që nuk tingëllonte muzikë. Ai shton se muzika klasike është shpirti i popullit arbëror, dhe ky koncert erdhi si ide për të rikthyer nostalgjinë mesjetare të popullit arbëror, dhe duke i dhënë më shumë hapësirë promovimit të historisë së zonave historike të Lezhës.

Koncerti me muzikë klasike në kishën mesjetare të “Shën Premtes”, zgjati rreth 60 minuta dhe tërhoqi  vëmendjen e shumë të pranishmeve.

Aktivitete të tilla shtojnë më tepër vëmendjen ndaj zonave me vlerë historike, ku fatmirësisht Lezha karakterizohet me shumë prej tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rriten infektimet nga COVID-19 në Kosovë, një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Story i radhës

Mozzik bën veprimin e papritur ndaj Noizy-t! Dy reperët i japin fund miqësisë, pas aludimeve për lidhje intime me Loredanën!

Të fundit nga

ShkoLartë