TikTok lançon mjete për kufizimin e përdorimit të aplikacionit

June 9, 2022
1 minut lexim

TikTok lançoi ditën e sotme mjete të reja ku përdoruesit mund të kontrollojnë kohën që kanë shpenzuar duke përdorur aplikacionin.

Një panel i ri brenda aplikacionit do të gjurmojë saktësisht se kohë ka qëndruar përdoruesit në TikTok. Gjithashtu përdoruesit mund të përcaktojnë limite kohore sesa gjatë duan të qëndrojnë në aplikacion.

Më përpara TikTok ofronte mjete të kontrollit të kohës që skadonin në momentin që limiti ditor tejkalohej. Por me cilësimin e ri, përdoruesit mund të kërkojnë që aplikacioni ju kujtojë se duhet të shkëputen për një moment nga celulari.

Ndryshimet vinë në një kohë që TikTok dhe rrjetet sociale janë kritikuar për impaktin që kanë mbi moshat e reja. TikTok tha se do të ofronte kufizime të reja për adoleshentët e moshës 13-17 vjeç. Të rinjtë do të paralajmërohen kur kanë shpenzuar më shumë se 100 minuta në aplikacion gjatë një dite. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ballkani i hapur synon zhbërjen e Kosovës

Story i radhës

Disa të vdekur nga përplasja e avionit ushtarak amerikan ‘me materiale bërthamore në bord’

Të fundit nga

ShkoLartë