TikTok ka plane të mëdha për të hyrë në industrinë gaming

May 19, 2022
1 minut lexim

TikTok ka kryer testime me disa përdorues në Vietnam të cilët kanë luajtur lojëra në platformën e shpërndarjes së videove si pjesë e planeve të kompanisë për tu zgjeruar në këtë industri.

Integrimi i lojërave në platformë do të rriste ndjeshëm të ardhurat nga reklamimi dhe kohën që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion i cili sot numëron 1 miliardë përdorues aktivë.

Me një popullsi ku 70% e 35 vjeçarëve janë të dhënë pas teknologjisë, Vietnami është një treg shumë tërheqës për platforma të medias sociale si TikTok, Facebook, Google dhe YouTube.

TikTok, në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance, synon të lançojë platformën gaming në Azinë Juglindore në tre mujorin e tretë të 2022.

Edhe pse kompania synon të fillojë me minilojëra që kanë mekanizma të thjeshta dhe afate kohore luajtje të shkurtër, ambiciet në gaming të kompanisë shkojnë më tutje raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Përdoruesi e versionit Kinez të Tiktok, quajtur Douyin, kanë pasur mundësi të luajnë lojëra në platformë që prej 2019-ës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputetet e Parlamentit të Kosovës po e tensionojnë situatën politike dhe po e përqajn popullin!…

Story i radhës

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Të fundit nga

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë