TikTok ka hequr 113 milionë video në tre muaj

1 minut lexim

TikTok ka hequr më shumë se 113 milionë video për periudhën Prill-Qershor të këtij viti sipas raportit të transparencës së kompanisë.

Edhe pse numri i videove në platformës duket i lartë, është vetëm një pikë uji në det krahasuar me sasinë e përmbajtjeve që publikohen në TikTok.

Ato përfaqësojnë vetëm 1% të të gjitha videove të ngarkuara gjatë tre muajve. Arsyeja kryesore e heqjes është shkelja e politikave rreth sigurisë së të miturve, video të cilat përbënin 44% të të gjitha videove të hequra.

Aktivitete të paligjshme, lakuriqësi, aktivitet seksual ishin disa prej videove të janë hequr gjithashtu.

Numri i videove që po hiqen nga TikTok është në rritje të vazhdueshme. Një tre mujor më parë ishte vetëm 48 milionë.

TikTok tha se 96% videove të fshira janë hequr përpara se një përdorues ti raportonte. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetovë, vazhdojnë kërkimet për Erdon Ramadanin

Story i radhës

Qazim Laçi ulet pranë shtyllës dhe reflekton me simbolet kombëtare

Të fundit nga