TIKA dhe TRT organizuan trajnim për 24 gazetarë nga Ballkani

June 13, 2023
1 minut lexim

Njëzet e katër gazetarë nga shtatë vende të Ballkanit ishin pjesë e “Trajnimit të Avancuar të Gazetarisë së Medias së Re” që u organizua në bashkëpunim nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe transmetuesi publik turk TRT, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, TIKA tha se së bashku me TRT-në vazhdojnë të realizojnë projekte për rritjen e burimeve njerëzore të kualifikuara në rajonet miqësore dhe vëllazërore.

24 gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia morën pjesë në programin “Trajnimi i Avancuar i Gazetarisë së Medias së Re”, i mbajtur në studiot e TRT-së në Ankara.

Gazetarët, që kishin përfunduar Trajnimin e Nivelit Bazë të Gazetarisë së Medias së Re me katër trajnime të ndryshme në rajon në vitin 2022, këtë herë erdhën në Türkiye për trajnime praktike.

Në kuadër të trajnimit, u mbajtën ligjërata dhe punë praktike në fusha të tilla si bazat e krijimit të një gjuhe vizuale në kamerë, mediat digjitale dhe dizajni, prodhimi i videove për mediat sociale dhe menaxhimi dhe raportimi i mediave digjitale.

Pas një jave trajnimi, u mbajt një ceremoni certifikimi.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Partneriteteve të TIKA-s, Uğur Tanyeli, tha: “Një nga rajonet ku kemi bërë më shumë projekte nga kryesia jonë është Ballkani. Ky është një tregues i rëndësisë që ne i kushtojmë rajonit. Në këtë kontekst, ne kujdesemi për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe shkëmbimin e përvojës”.

Zëvendësdrejtori i Trajnimeve i TRT-së, Ubeydullah Yener, theksoi se sektori i medias është digjitalizuar shumë shpejt. “Shpresoj që falë këtij trajnimi të prodhoni përmbajtje më efektive në botën digjitale”, shtoi ai.

Trajnimet mediatike të organizuara nga TIKA dhe TRT janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen për gazetarë nga rajone të ndryshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Plani tripikësh i BDI-së për ta siguruar Europën tani!

Story i radhës

Monitori me ekran të lakuar i Samsung kushton 2200 dollarë

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë