Një fitore ndaj Victoria Plzen do ta kualifikonte Interit matematikisht në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, një arritje kjo që pakkush do ta besonte kur shorti e vuri përballë skuadrave si Bayern Mynih dhe Barcelona.
Pikërisht barazimi në “Camp Nou” ndaj katalanëve vuri zikaltrit në këto pozita dhe pavarësisht kundërshtarit modest, tifozët e Interit kanë shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Victoria Plzen.
Sipas raportimeve të klubit zikaltër janë shitur tashmë të gjithë biletat në dispozicion për sfidën ndaj skuadrës çeke, me “San Siro”-n që do të jetë edhe njëherë i mbushur plot, ashtu siç ka ndodhur thuajse gjithmonë këtë sezon, si në ndeshjet e Interit, ashtu edhe ato të Milanit.