T’i përkrahim dhe t’i ndihmojmë më shumë personat me nevoja të veçanta

December 5, 2022
min lexim

Të bësh mirë dhe të ndihmosh këto janë veprime shumë të mira dhe të qëlluara të qenjeve njerëzore të cilat jetojnë në këtë botë. Mirësia dhe humaniteti janë rekomandime të Perendisë adresuar deri te të gjithë njerëzit.Perendia i ka vecuar ata njerëz që bëjnë dhe sillen mirë prej të tjerëve dhe ndihmojnë, këtyre të parëve i Madhërishmi u ka siguruar vend të vecantë si në këtë botë por edhe në atë tjetrën. Bën mirë që të jeshë mirë dhe i qetë, apo dhe bën mirë që të gjeshë mirë thoshte babai im i ndjerë Isufi.

Para dy ditësh ishte dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta e cila na e bën me dije të gjithëve se duhet të mbajmë më tepër llogari për këtë kategori njerëzish dhe të bëjmë përpjekje që ti përfillim, ti dëgjojmë më shumë dhe ti inkuadrojmë të njëjtët më tepër në jetën shoqërore dhe publike.

Unë mendoj se termi persona me nevoja të vecanta duhet të ndryshojë apo i njëjti të zëvendësohet me termin persona me nevoja reale, a e dini pse sepse shume reale është kërkesa e njerëzve për tu forcuar dhe për të qenë të barabartë me njerëzit e tjerë në shoqëri posaqërisht kur personat me nevoja të veçanta kontribuojnë së bashku me personat e tjerë për të mirën dhe në levërdinë e shoqërisë.

Persona të tillë ka mjaft nëpër botë i kemi edhe ne në mesin tonë por këtu ne fatkeqsishtë ata nuk i shohim sepse i injorojmë dhe i anashkalojmë ndërsa nëpër vende tjera të botës ata janë politikan e ministra të sukseshëm, shkenctar të talentuar, poet shkrimtar dhe kontribues të shkëlqyer të veprimtarive dhe profesioneve të ndryshme.

Një ministër të tillë shumë të sukseshëm person me nevoja reale do të thoja e ka pasur gjatë kohë në maje të politikës qeveritare Republika Feferale e Gjermanisë. I njëjti quhej Edmund Shojble. Ky me dekada të tëra ka ushtruar poste të rëndësishme në kierarkinë politike të Gjermanisë. Shojble i ka ushtruar postet e Mimistrit të brendshëm dhe të ministrit të financave në Qeverinë e shtetit më të zhvilluar ekonomikisht jo vetëmse në Europë por edhe në botë.

Në Maqedoninë e Veriut apo më konkretishtë në Shkup një person me nevoja reale shumë i talentuar dhe i shkolluar është Sefer Hiseni. Seferi është punëtor shumë i mirë i përkushtuar dhe i dalluar në Komunën e Çairit dhe për këtë ai nga shefat e tij ka më shumë mirnjohje verbale sesa me shkrim por thuhet se fjalët përherë i merr era apo ato shumë shpejtë avullohen, për Seferin duhen edhe mirnjohje me shkrim sepse i njëjti i meriton ato. Ky ka qenë nxënës dhe student shumë i mirë dhe i dalluar, Seferi gjithashtu është njohës i shkëlqyeshëm i matematikës.

Ky kur ka qenë nxënës i klasës së pestë në Shkollën fillore Liria në Shkup ka ditur që të zgjidh detyra matematikore të klasës së tetë apo ato detyra që nuk kanë ditur ti zgjidhin nxënësit e klasës së tetë. Cfar dua të themë me këtë realitet për Sefer Hisenin dua pra të tregoj se ka edhe te ne persona me nevoja reale të aftë dhe të zotë por ne nuk i dëgjojmë, nuk i përfillim, i anashkalojmë, i anatemojmë, i paragjykojmë disa bile i pëbuzim dhe i përqeshim veprime këto që janë jo vetëmse shumë të këqija por edhe të papranueshme. Ne pra edhe peronat pa kurfar problemesh fizike dhe psiqike mundohemi që ti çrregullojmë dhe ti nxjerrim nga binarët normal të jetës e lere më personat me nevoja reala ti stabilizojmë dhe tu japim kurajo atyre që të vazhdojnë të jetojnë të qetë me problemet e tyre reale si pasojë e gjendjeve të tyre me të cilat ballafaqohen.

Ditën e shtunë më 3 dhjetor u shënua dita ndërkombëtare e personave me nevoja reale. Me këtë rast Shoqata e personave me nevoja reale Miresia me seli në Shkup të cilën e udhëheq kryetari Abaz Berisha këtë ditë e shënoi duke shpërndarë karroca elektrike për disa persona me pengesa fizike në lëvizje. Karrocat i ka siguruar Organizata prestigjioze turke Hatib Hamburg. Tre dhjetori ishte edhe dita kur Shoqata Mirësia i filloi aktivitetet e saja apo dhe misionin e shenjtë të saj njerëzor për përkrahje të shumanshme dhe për ti ndihmuar personat me nevoja reale-lexo të veçanta.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltë në mëngjes

Story i radhës

“E vizitoj çdo ditë”, artistja shqiptare habit me deklaratën: E kam prenotuar varrin tim

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë