Thyhen Granada dhe Uzuni

1 minut lexim

Real Betis vazhdon momentin e mirë në La Liga. Skuadra andaluziane mposhti 3-1 Almerian në shtëpi fale dygolëshit të Ëilliam Carvalhos dhe rrjetës së Borja Iglesias (i shtati sezonal në La Liga).

Ndërkohë, realizimi i El Bilal Toure vetëm sa barazoi përkohësisht rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë.

Myrto Uzuni dhe Granada dolën pa pikë nga transferta ndaj Tenerifes në La Liga 2, aty ku u mposhtën 2-0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, iu afrua në tri raste në pjesën e parë, por nuk ia doli dot të gjente golin e radhës.

27-vjeçari vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve më të mirë me 8 gola, teksa Granada mbetet në vend të shtatë me 17 pikë, gjashtë më pak se Las Palmas i vendit të parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi 17 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

4 rregullat për të vënë pasuri

Të fundit nga