Thyerja e xhamave të disa biznese në veri të Kosovës, Policia: Dyshohet se mund të jetë vepër e strukturave kriminale

December 19, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka reagua pas raportimeve se në Veri të Kosovës janë thyer xhamat e disa bizneseve.

Pas hetimeve të Policisë dyshohet se kjo mund të jetë vepër e grupeve kriminale.

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është Policia është duke punuar për të identifikuar sulmuesi.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë kryerësve të këtyre veprave kriminale.

“Fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqe politike e media kryesisht serbe, kundërshtohen fuqishëm nga Policia e Kosovës dhe kërkohet nga qytetarët dhe mediat në përgjithësi që çdo informacion të ndjeshëm ta konfirmojnë përmes autoriteteve kompetente, respektivisht zyrës për media në Policinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe posedimit të informatave të sakta dhe në kohë reale”, përfundon njoftimi. /Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Një humbje jete dhe 3 qytetarë të infektuar në 24-orët e fundit

Story i radhës

Gani Geci del me një propozim për barrikadat në veri, tregon si dorëzohen serbët

Të fundit nga

ShkoLartë