Situata Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Një humbje jete dhe 3 qytetarë të infektuar në 24-orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhjen me situatën Covid-19 në vend.

MSH raporton se si pasojë e  virusit ka humbur jetën një qytetar. Mbi infektimet e reja, njoftohet se nga 58 testime të kryera ditën e sotme, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Njoftimi nga MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 58 testime, 3 qytetarë të infektuar, ka 1  humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 58 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë, Berat.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                3

Të shëruar në 24 orë             23

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       58

 

Testime totale                   2,015,415

Raste pozitive                      332,556

Raste të shëruara                  328,776

Raste Aktive                             185

Humbje jete                              3,595

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    142

Fier                           12

Vlorë                         6

Durrës.                      6

Gjirokastër                6

Lezhë.                        4

Berat.                        4

Shkodër                 3

Elbasan.                   1

Korçë.                       1

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fakte për gratë që ndoshta nuk i keni ditur

Story i radhës

Thyerja e xhamave të disa biznese në veri të Kosovës, Policia: Dyshohet se mund të jetë vepër e strukturave kriminale

Të fundit nga