Thikë pas shpine ndaj Putinit? Plasin konfliktet në zemër të Kremlinit, dy aleancat gati goditjen fatale ndaj tij

min lexim

Për herë të parë në dy dekada, kundërshtarët e presidentit rus besojnë se ka më shumë gjasa se kurrë që ai të largohet në të ardhmen e afërt. Kjo varet nga vala e luftës, nëse do të kthehet kundër tij. Zyrtarët e lartë tani duket se po përpiqen të përfitojnë nga ndryshimi i peizazhit politik. Vëzhguesit e Kremlinit thonë se vërshimet e mospajtimit publik nga anëtarët e elitës ruse – përfshirë liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe shefin paraushtarak Yevgeny Prigozhin – janë të paprecedentë.

Mikhail Kasyanov, kryeministër i Putinit nga viti 2000 deri në vitin 2004, parashikon se kontrolli i presidentit në pushtet mund të rrëshqasë papritur.

“Për tre apo katër muaj, besoj se do të ketë një ndryshim kyç,”- tha Kasjanov, i cili tani jeton në mërgim, i tha Sky News më 30 shtator.

Kundërshtarët e tjerë të Putinit janë më pak të sigurt për kohën, por, me akuzat dhe kritikat në rritje kundër komandantëve ushtarakë rusë, ata mendojnë se lufta shënon një pikë kthese, duke shpresuar të shënojë fillimin e fundit për “Carin e Rusisë”.

Falë rezistencës së Ukrainës dhe hapave të gabuar të Rusisë dhe taktikave të papërshtatshme të fushëbetejës, ‘të brendshëm’ të Kremlinit dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj politikë duket se po konsiderojnë jetën pas Putinit. Khodorkovsky beson se kjo shpjegon pse disa ‘të brendshëm’ të Kremlinit kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes politike – veçanërisht Kadyrov dhe Prigozhin, aleatë të ngushtë të liderit rus. Ata kanë nisur sulme kundër komandantëve ushtarakë rusë, burra që i përçmojnë si “gjeneralë të kohës së paqes”.

Si drejtues të “partisë së luftës”, ata bëjnë thirrje për aksione më të forta në Ukrainë. Të dy janë të kujdesshëm që të duken besnikë, por Khodorkovsky dyshon se ata po luajnë një lojë të dyfishtë.

“Sot Prigozhin është nën kontrollin e Putinit. Por ai po përgatitet edhe për jetën pas Putinit. Dhe ai po ndërton një marrëdhënie me Kadyrov,” – shton ai.

Prigozhin, në fund të shtatorit, ai pranoi për herë të parë se kishte themeluar Wagner, një grup paraushtarak rus i akuzuar për kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Afrikë, Siri dhe Ukrainë në emër të Kremlinit. 

Midis atyre që presin largimin e Putin janë drejtori i agjencisë ruse të inteligjencës së brendshme FSB Alexander Bortnikov dhe Viktor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare dhe një nga “silovikët” më të fuqishëm në vend. Garda Kombëtare përbëhet nga qindra mijëra ushtarë, duke përfshirë njësitë speciale të policisë dhe forcat e reagimit të shpejtë. Zolotov dhe Putin kanë punuar së bashku në Shën Petersburg në vitet 1990, por Zolotov dihet gjithashtu se është i afërt me Kadyrov. Por se pse mbetën jashtë vëmendjes nuk është e qartë?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti sot shkon në Pejë, kjo është arsyeja

Story i radhës

Gjermani: Ministrja federale u premton komunave më shumë hapësirë për refugjatët

Të fundit nga