Thiaw: Në Itali janë shumë strikt, Pioli më jep vetëm një porosi

August 23, 2023
1 minut lexim

Malik Thiaw u transferua te Milan në verën e vitit të kaluar, por tashmë që ka kaluar fazën e përshtatjes me kuqezinjtë duket i gatshëm për të marrë përsipër rolin e liderit në mbrojtje.

Gjermani e nisi si titullar ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Bolognas, aty ku Milani i tij tregoi një performancë mjaft tërheqëse duke fituar edhe me shifrat 0-2.

Pikërisht, në lidhje me lojën që aplikon skuadra e Stefano Piolit, Thiaw thekson se Milani nuk luan futbollin tipik italian. Edhe pse nuk e mohoi se në Itali e vlerësojnë së tepërmi fazën defensive.

“Kur u transferova në Itali, kuptova se kisha shumë për të mësuar, italianët janë shumë strikt dhe e kanë gjithnjë gati kritikën. Nuk ka rëndësi nëse luan 15 ndeshje të mira, mjafton një gabim i vogël dhe është e pamundur t’i shpëtosh kritikave. Milani nuk luan futbollin tipik italian, megjithatë edhe skuadrës sonë i pëlqen të mbrohet mirë.

Këtu tifozët një veprim difensiv e festojnë sikur të ishte shënuar gol. Ndaj, edhe në stërvitje një vëmendje e madhe i kushtohet repartit difensiv. Çdo detaj diskutohet me trajnerin, Pioli më thotë se duhet të qëndroj shumë afër me sulmuesin.

Nuk kam një lojtar të cilit i referohem si mbrojtës. Kjo edhe për shkak se kam nisur të luaj si mbrojtës shumë vonë, në moshën 17 apo 18-vjeçare. Para kësaj luaja si mesfushor difensiv dhe preferoja shumë Yaya Toure. Ai ishte i fortë, muskulor, me një goditje të fortë dhe e bënte gjithçka të dukej e lehtë”, u shpreh 22-vjeçari.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja zgjat ndalimin e udhëtimit në Korenë e Veriut

Story i radhës

Zbritën nga automjetet dhe vodhën me dhunë portofola dhe celularë, shoqërohet në komisariat një i ri

Të fundit nga

ShkoLartë