Zbritën nga automjetet dhe vodhën me dhunë portofola dhe celularë, shoqërohet në komisariat një i ri

1 minut lexim

Më datë 23 gusht, në autostradë në rrugën Laç – Fushë Krujë, në fshatin Thumanë, shtetasit me iniciale B. D., 30 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, duke qarkulluar me automjetin e tyre, janë ndaluar në rrugë nga 2 automjete tip “Benz”, me persona e targë të paidentifikuar.

Pasi kanë dalë nga mjetet, këta persona, i kanë vjedhur me dhunë portofolat dhe aparatet celulare.

Në ambientet e Policisë është shoqëruar një shtetas i dyshuar, dhe në vijim do të jepet një informacion më i detajuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thiaw: Në Itali janë shumë strikt, Pioli më jep vetëm një porosi

Story i radhës

Cilat Janë Llojet E Alkoolit Që Përmbajnë Më Shumë Kalori?

Të fundit nga