Theo Hernandez ka acaruar Milanin

November 13, 2024
1 minut lexim

Theo Hernandez nuk është më i paprekshëm te Milani. Mbrojtësi francez ka ulur ritmin dhe nuk po performon në mënyrë të qëndrueshme.

Trajneri Fonseca po e sheh me shqetësim paraqitjen e tij këtë sezon dhe mendon se ndoshta anësori i majtë ka gjetur një mënyrë ndryshe për të thënë “dua të largohem”.

Fonseca ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij. Theo nuk mbron si më parë dhe nuk është i ashpër në duele, gjë e cila ka qenë pikë e fortë për të.

Situata e ish-lojtarit të Real Madridit po ndërlikohet javë pas jave, sidomos sepse ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “Djallin”.

Bayern dhe Paris Saint Germain janë dy klube që po presin me kërshëri për francezin. Ai vlerësohet 60-70 mln euro dhe Milani po konsideron shitjen e tij në 2025.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Një palë bikini rozë dhe…” Jori Delli ‘ndez rrjetin’ me fotot hot nga Maldive

Story i radhës

Samsung prezanton serinë Galaxy A16, me dy pajisje të reja

Të fundit nga

ShkoLartë