Themeluesi i World Wide Web, Sir Tim Berners-Lee, ndau vizionin e tij për të ardhmen kur shpreson se do të jetë më e mirë sesa spekulime që e rrethon sot me Web3.
Krijuar fillimisht si një mjet shkëmbimi të dhënash dhe komunikimi për shkencëtarët, uebsajti i parë u krijua në CERN dhe vendosi standardet që ende edhe sot i përdorim si URL, HTTP dhe HTML.
Interneti u bë i disponueshëm për publikun kur hyri në fazën e Web2 duke u hapur rrugë aplikacione dhe platformave mobile. Gjithashtu u pa prezantimi i shërbimeve cloud të cilët sot janë në themel të çdo gjëje që aksesojmë në internet.
Berners-Leetashmë po punon në një standard të ri për shkëmbim të dhënash quajtur Solid dhe prit gjejë mbështetje për mjetet e menaxhimit të identitetit si Single Sign-On (SSO), kontroll të aksesit global dhe API universale me në fokus përdoruesin.
Solid do të sfidojë idenë se të ardhurat nga uebi duhet të vinë nga reklamimi duke vendosur theksin tek privatësia. Ideja është se përdoruesit mund të ndajnë të dhënat në hapësira të decentralizuara dhe ndërveprueshme quajtur “Pods”.
Për të komercializuar projektin Berners-Lee po punon me një kompani quajtur Inrupt dhe mbështetet nga investitorë, sipërmarrës, zhvillues dhe akademikë.
Kompania thotë se misioni i saj është që përdoruesit të jenë në kontroll të të dhënave të tyre dhe të krijojë mundësi që kompanitë të mund të ofrojnë vlerë për konsumatorët ndërsa zhvilluesit të lulëzojnë në një treg të hapur inovacioni.
Berners-Lee është duke përdorur Solid për të ruajtur të dhënat e tij së bashku me dokumente, foto, muzikë, IoT etj.
Ai beson se kjo e epokë e re do të ketë impakt më të lartë duke sjellë përfitime të mëdha sigurie për konsumatorët, qeveritë dhe institucionet shëndetësore. /PCWorld Albanian