themeluesi i ftx sam bankman fried perfundon ne arrest shtepie ne shba 63a5fdc5aa0c8

Themeluesi i FTX Sam Bankman-Fried përfundon në arrest shtëpie në SHBA

December 23, 2022
1 minut lexim

Me rikthimin e Sam Bankman-Fried në SHBA, ai është liruar nga autoritetet federale pasi pagoi 250 milionë dollarë dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Prokurorët thonë se miliarda dollarë fonde konsumatorësh dhe investitorësh mungojnë dhe për këtë fajësojnë një rreth të ngushtë të FTX së bashku me Bankman-Fried për keqpërdorim të parave që nga fillimi i operacioneve të kompanisë.

Aktualisht 30-vjeçari, pasuria e të cilët llogaritet në miliarda dollarë, do të jetojë në shtëpinë e prindërve të tij në San Francisco duke mbajtur pas vetes një pajisje elektronike monitorimi.

Ai pritet të dalë në një dëgjesë më 3 Janar në New York. Ditën e djeshme Bankman-Fried udhëtoi drejt SHBA-ve pasi kërkesa për ekstradim drejtuar autoriteteve të Ishujve Bahame u miratua.

Bashkëthemeluesit e FTX, Gary Wang dhe Caroline Ellison, ishte drejtues të Alameda Research gjithashtu akuzohen nga autoritetet Amerikane për rolin e tyre në mashtrimet e bëra që kontribuuan në falimentimin e FTX.

Wang pranoi fajësinë përmes avokatit të tij. Së bashku me Ellison akuzohet nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë.

Llogaritet që 50 kreditorët më të mëdhenj të FTX kanë humbur 3.1 miliardë dollarë. Një prej akuzave më të rënda mbi Bankman-Fried është ajo q përdorimit të miliarda dollarë fonde konsumatorësh për firmën e tij të tregtimit të kriptoaseteve Alameda Research. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

njerezit e gjate me te rrezikuar per tu prekur nga kanceri 63a5fc8ea14f5
Story i mëparshëm

Njerëzit e gjatë më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri

gruda konjufca do te duhej te dilte ne foltore e te beje ftese qe te mos votohet ligji per zyrtaret publike 63a5fe2d2b47f
Story i radhës

Gruda: Konjufca do të duhej të dilte në foltore e të bëjë ftesë që të mos votohet Ligji për Zyrtarët Publikë

Të fundit nga

Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Zëvendëskryeministrja në detyrë, njëherësh edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian
ShkoLartë