Themelohet rrjeti ombrellë i OSHC-ve për arsimin parauniversitar të Kosovës

March 18, 2022
min lexim

Dymbëdhjetë Organizata të Shoqërisë Civile që operojnë në fushën e arsimit paraunversitar në Kosovë, mbi bazën e parimeve të përbashkëta të përmirësimit të cilësisë së arsimit, avancimit të tij, gjithëpërfshirjes dhe mirëqenies së përgjithshme të nxënësve/eve – u bënë bashkë dhe themeluan koalicionin joformal “Rrjeti Ombrellë i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Paraunversitar”.

Duke pasur parasysh rëndësinë e arsimit paraunversitar në formimin e kapitalit njerëzor të një vendi dhe rolin thelbësor të shoqërisë civile për të kontribuar në këtë kuadër, në një takim me karakter ceremonial u nënshkrua akti i themelimit të rrjetit nga pëfaqësuesit/et e OShC-ve: Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), organizata ETEA, Qendra Kosovare për Mësim në Distancë (KCDE), Këshilli Rinor i Kosovës (KYC), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), Qendra për Studime të Avancuara (FIT), SOS Fshatrat e Fëmijëve, Teach for Kosova (TfK), organizata TOKA dhe Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE).

Në frymën e një platforme sa më të gjerë, të hapur dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit, koncepti i kësaj nismeje karakterizohet nga inovacioni dhe diversiteti i profileve të organizatave themeluese të rrjetit.

Përfaqësuesja e Qendrës për Arsim e Kosovës (KEC), Bora Kasapolli theksoi se qëllimi i rrjetit është përmirësimi i cilësisë së arsimit paraunversitar përmes mobilizimit të OShC-ve në nivel komunal dhe qendror për të avancuar dialogun me autoritetet lokale dhe qeverinë për çështje të arsimit, si dhe pjesëmarrja në zhvillimin e politikave arsimore. Ndër të tjera ajo theksoi se, përgjatë vitit 2022 do të zhvillohet ‘Education Podcast Society’ në kudër të së cilës rrjeti do të trajtojë tema si: Nxënësit/et dhe pandemia – përvojat mësimore virtuale kundrejt atyre reale, gjithëpërfshirja dhe pabarazitë në arsim, të nxënit përmes eksperiencës, si dhe tema të tjera që do të vendosen në takimet e radhës të rrjetit.

Më tej, drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, foli mbi rëndësinë e konsolidimit të kanaleve komunikuese mes OShC-ve në njërën anë dhe institucioneve të arsimit në anën tjetër. Ai shtoi se, ky bashkëpunim synon konsolidimin e rrjetëzimit mes organizatave të shoqërisë civile në fushën e arsimit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si për OShC ashtu edhe për institucionet arsimore, hapjen e fronteve të reja për të adresuar tematikat arsimore, krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse për vitalizimin e zërit të më shumë palëve të përfshira në arsim, si dhe avokimin dhe ofrimin e kontributit të strukturuar drejt zhvillimit të politikave në sektorin e arsimit.

Ndër të tjera, Antigona Uka, drejtore në Qendrën Kosovare për Mësim në Distancë (KCDE), theksoi se rrjeti, i pari i llojit të frymës bashkëpunuese për arsimin paraunversitar, do të shërbejë jo vetëm për të nisur e nxitur aktivizëm të përbashkët të organizatave të arsimit paraunversitar – por edhe si njohje dhe vlerësim më i thelle i vetë organizatava ndaj njëra-tjetrës.

Drejtori dhe menaxherja e Teach for Kosova (TfK), Egzon Gashi dhe Valmira Morina potencuan se qëllimet dhe synimet e organizatave anëtare janë të përbashkëta dhe se avokimi është njëra prej pikave kyçe të fushëveprimtarisë së rrjetit.

Luljeta Demolli, drejtore në Qendren Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Ditjon Fetahu, projekt menaxher në Këshillin Rinor të Kosovës (KYC) – potencuan nevojen që rrjeti të procesojë me takimin e radhës në kuadër të së cilit do të inicohet hartimi i planit strategjik dhe rregullorës së punës mbi bazën e së cilave do të funksionojë rrjeti me anëtarët aktual dhe anëtarët e ardhshëm.

Jehona Gjurgjeala, drejtore e organizatës TOKA, potencoi nevojen për dhënien e mundësisë për anëtarësim, përkatësisht zgjerimit të mëtejmë të rrjetit me organizata që shprehin interesimin për t’u anëtarësuar.

Në fund, përfaqësuesit/et e organizatave themeluese u dakorduan që së shpejti të bëhen publike planet dhe aktivitetet e para të rrjetit, e që pritet të jenë podkastet me temat më relevante të arsimit paraunversitar, përkatësisht ‘Education Podcast Society’.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata e Tiranës njeh Kuvendin e Lulzim Bashës në PD

Story i radhës

Faljet: Prononcohet kabineti i Presidentit

Të fundit nga

ShkoLartë