Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon

min lexim

Real Madridi do ta fillojë sezonin e ardhshëm me një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe ata mund të dominojnë në çdo garë për vitet në vijim, shkaku i emrave të shumtë në ekip.  

Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi pa shumë vështirës titullin në La Liga këtë sezon, por fitoi edhe Ligën e Kampionëve pas një ecurie jashtëzakonisht të vështirë deri në finale.

Los Blancos eliminuan Paris Saint-Germain, ish-kampionin Chelsean dhe Manchester Cityn përpara se të mposhtnin Liverpool në Saint-Denis fundjavën e kaluar.

Pjesa e frikshme është se kjo nuk është as forma përfundimtare e Realit Madridit. Ata do të bëhen shumë më të mirë.

Këtë verë do të shohim një numër lojtarësh më të vjetër që do të largohen pas shumë vitesh shërbimi në Santiago Bernabeu.

Kapiteni i klubit, Marcelo do të largohet si lojtar i lirë ashtu si edhe Isco dhe Gareth Bale.

Së bashku, treshja ka 33 vite shërbim dhe 63 trofe. Megjithatë, ndikimi i tyre në këtë sezon ka qenë minimal dhe tashmë ka një përtëritje të skuadrës.

Vinicius Jr është bërë lojtari që të gjithë prisnim të ishte dhe ka një mirëkuptim të bujshëm me sulmuesin veteran Karim Benzema.

Në krahun e kundërt janë Marco Asensio dhe Rodrygo Goes, me këtë të fundit që rezulton të jetë vendimtar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Kjo nuk po merr parasysh as Eden Hazard, i cili është i vendosur të rikthehet në gjendje të plotë fizike dhe të tregoj vlerat e tij me fanellën e Los Blancos.

Mesfusha është vendi ku gjërat bëhen shumë interesante.

Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro plotësojnë njëri-tjetrin bukur, por ka një brez të ri gati të shpërthejë.

Federico Valverde asistoi golin fitues për Vinicius Jr kundër Liverpoolit dhe adoleshenti Eduardo Camavinga bëri përshtypje pasi u bashkua nga Rennes verën e kaluar.

Mund të ketë një tjetër francez të ri që do të arrijë këtë verë, Aurelien Tchouameni, me superyllin e Monacos që thuhet se është afër marrëveshjes për kushtet personale.

Një njeri që patjetër do të jetë në kryeqytetin spanjoll është Antonio Rudiger, i cili ka ardhur si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Chelsean.

Megjithatë, ai do të ketë një punë të vështirë për të hequr nga formacioni David Alaba ose Eder Militao, dy lojtarë që shkëlqyen duke pasuar dyshen e famshme Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Mbrojtësit e krahut dhe portieri janë mjaft të vendosur falë besueshmërisë në emra si Ferland Mendy, Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois.

Nuk përjashtohet mundësia që presidenti Florentino Perez të shpërndajë më shumë para këtë, duke pasur parasysh dështimin për transferimin e superyllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Vetëm imagjinoni sa të mirë do të kishin qenë nëse do ta merrnin atë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Bora Zemani dhe Nuredin Dumani kanë qenë…”, aktori Rezart Veleshnja habit me deklaratën e tij

Story i radhës

Andoni: Propozimi i Begajt për president s’ka ardhur dje. Opozita gaboi rëndë

Të fundit nga