Andoni: Propozimi i Begajt për president s’ka ardhur dje. Opozita gaboi rëndë

Analisti Ben Andoni është shprehur se presidenti është zgjedhur nga Edi Rama, ndërsa shpreson që të mos jetë nën urdhra të ti.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, tha se pas 2008, kur Edi Rama dhe Sali Berisha bën marrëveshje shumë gjëra kanë ndryshuar duke bërë që politika të jetë në këtë gjendje.

Ben Andoni: Presidenti është nga Rama por shpresoj të mos jetë i Edi Ramës. I vetmi interes i Ramës është një president i cili, nuk do i bëhet pengesë. Deri më tani nuk ka funksionuar  kjo hallka e cila funksion te pjesa e dekreteve që përpara se të shkojnë te presidenti, zyra e tij juridike merret vesh me grupe të cilat propozojnë ligje ose drafte. Kryeministri shkon te presidenti nuk shkon presidenti te kryeministri. Pushteti i ekzekutivit në Shqipëri pas 2008, me ndryshimet Kushtetuese, kanë ndryshuar shumë gjëra. Qoftë Rama, qoftë  Berisha duhet të ndjejnë peshën shumë të madhe të kësaj situate që vjen si pasojë e marrëveshjes që ata kanë bërë në vitin 2008.

Më tej ai tha se ka njërëz të tjerë që e kanë ditur se Begaj do të ishte propozimi i PS.  

Ben Andoni: Nuk besoj se propozimi i Begajt ka ardhur vetëm dje, besoj se ka edhe njerëz të tjerë të PS që duhet ta dinin se Begaj ishte një propozim i PS. Interpretimi që bëri dje Rama, linte shteg për të thënë që si ka mundësi që për dy orë të shoshiten 62 kandidatura.

Ndër të tjera tha se opozita bëri një gabim shumë të madh duke bojkotuar zgjedhjet.

Ben Andoni: Një gabim shumë të madh ka bërë opozita jonë, ka luajtur aspak mirë për veten e saj. Nuk e kuptoj pse Alibeaj nuk ishte në sallë. Është moslegjitim. Opozita kishte mundësi që të dilte me një emër  edhe në raundin e 4-të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon

Story i radhës

​Ministri Latifi tregon si transformohet shëndetësinë e Kosovës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish