Thaçi: Shpresoj që Perëndimi mos të tolerojë më Rusinë dhe satelitët e saj si Serbia

February 28, 2022
1 minut lexim

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 tha se shpreson se Perëndimi nuk do të jetë më tolerant ndaj Rusisë dhe ndaj siç tha ai “sateliteve të Rusisë si Serbia”. Thaçi tha se qëndrimi i Serbisë për mossanksionim ndaj Rusisë dhe njohje të integritetit territorial ndaj Ukrainës nuk është qëndrim neutral.

“I shoh si të paditur një pjesë të analistëve shqiptar që mundohen ta nxjerrin se qëndrimi i Serbisë është neutral, jo nuk është ashtu. Qëndrimi i Serbisë në raport me integritetin territorial të Ukrainës ka me atë që “i djeg bishti dhelprës dhe thotë u dogj i gjithë katuni”, ka të bëj drejtpërdrejt me Kosovë”, tha Thaçi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U angazhuan në aktivitete jo-diplomatike, SHBA dëbon 12 diplomatë rusë të OKB-së

Story i radhës

Ka anëtarë të ASH-së që vazhdojnë të mos e shohin më Selën si kryetar

Të fundit nga

ShkoLartë