Ka anëtarë të ASH-së që vazhdojnë të mos e shohin më Selën si kryetar

Ndryshimet në Aleancën për Shqiptarët janë të domosdoshme dhe këtë më së miri e dinë anëtarët dhe aktivistët. Zijadin Sela nuk shihet më si udhëheqësi i ASH-s pas humbjeve të shumta si i pari i LR-PDSH-së e tani ASH.

Nga burime të brendshme partiake, mësohet se ka një numër të madh të anëtarëve të pakënaqur, të cilët haptazi kanë dalë me statuse në rrjete sociale që kategorikisht e duan largimin e Selës.

Ende nuk ka një emër të dytë, por ai i cili më së shumti përmendet kohët e fundit në opinion për ta zëvendësuar Selën është Arben Taravari. Ky i fundit edhe vetë nuk e ka përjashtuar një mundësi të këtillë, duke ia hedhur topin Selës se çka do të bëjë.

Të përkujtojmë se Taravari dha dorëheqje nga posti i sekretarit gjeneral të partisë disa kohë më parë.

Me shumë gjasë në Aleancë ka pakënaqësi, që e tregojnë braktisjet e radhëve nga shumë anëtarë. Kjo mund të rezultojë edhe me ndryshime kadrovike në kongresin e ardhshëm. Anëtarët e degëve të partisë në disa komuna kanë dalë kundër rizgjedhjes së Selës si i pari i tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thaçi: Shpresoj që Perëndimi mos të tolerojë më Rusinë dhe satelitët e saj si Serbia

Story i radhës

Historia shokuese e 54 vjeçares: Jam e martuar mirëpo dal me burra të tjerë dhe ata më prekin në vende…

Të fundit nga