Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në takimin fundvitit me bashkëpartiakët dhe gazetarët, sic njofton KlanM, ka theksuar se lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike ndërkombëtare e shkaktuar nga ky konflikt, edhe në vitin 2023 do të paraqet problem dhe karakteristikë kryesore.
Sipas Thaçit, për RMV-në shpëtimi do të jetë mbështetja nga BE-ja dhe SHBA-të.
“Analizat e mia politike tregojnë se viiti I kaluar do të mbetet I shënuar për agresionin e Rusisë dhe luftës kundër Ukrainës, që ka destabilizuar gjithë komunitetin ndërkombëtar natyrisht edhe neve këtu. Gjëja e dytë që del nga e gjithë kjo ëhtë situate e rëndë ekonomike. Nuk u takoj politikanëve që për cdo ditë ofrojnë shpresa pa mbulesë. Fatkeqësisht duhet të them se viti I ardhshëm në planin ekonomik do të përkeqësohet edhe më tej. Shpresa jonë e vetme është te jemi me partnerët tanë ndërkombëtar BE dhe SHBA, që na ndihmojnë dhe shpresoj se edhe më tej do të na ndihmojnë ekonomikisht” – ka deklaruar Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
PDSH-ja, sic njofton KlanM, vitin e ardhshëm 2023 do ta shënojë 30-vjetorin e themelimit.