Mbrëmjen e kaluar, djemtë e detit kanë ngritur sërish trofeun e SuperKupës pas përballjes me ekipin e Tiranës.
Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit mes Teutës dhe Tiranës u mbyll me rezultatin 84:80.
Teuta mban në shtëpi trofeun pas një ndeshjeje që dhuroi shumë emocion e një përballje të fortë mes dy rivalëve të hershëm në basketboll.
Ekipi durrsak mbyll kështu me sukses një tjetër sezon e vit sportiv.