Parlamenti Evropian paralajmëron një marrëveshje të re për reduktimin e emetimeve të karbonit

Parlamenti Evropian paralajmëroi një marrëveshje të re për reduktimin e emetimeve të karbonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e parlamentit dhe shtetet e BE-së ranë dakord të reformojnë Sistemin e Tregtimit të Emisioneve (ETS) për emetime më të ulëta dhe më shumë investime në teknologjitë e gjelbra, sipas një deklarate të Parlamentit Evropian.

Çmimi i emetimeve të gazit serrë ka ndihmuar në reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të BE-së, thuhet në deklaratë.

Parlamenti shtoi se “emetimet në sektorët ETS duhet të ulen me 62 për qind deri në vitin 2030, krahasuar me 2005”.

Deklarata gjithashtu bën të ditur se deri në vitin 2034 do të hiqen gradualisht lejet falas, përmes të cilave kompanitë që kanë kërkesa të larta për energji mbulojnë emetimet e tyre. Kështu ata do të inkurajohen të investojnë më shumë në teknologjitë e gjelbra.

Ndërkohë, Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM), që synon të parandalojë rrjedhjen e karbonit, “do të futet në faza me të njëjtën shpejtësi siç do të hiqen gradualisht lejet falas të ETS-së. Prandaj zbatimi i CBAM do të fillojë të futet në faza në vitin 2026 dhe do futet plotësisht deri në vitin 2034”.

Parlamenti i BE-së pritet të miratojë gjithashtu ETS II tjetër deri në vitin 2027 për karburantin e transportit rrugor dhe emetimet e ndërtesave.

“ETS II mund të shtyhet deri në vitin 2028 për të mbrojtur qytetarët, nëse çmimet e energjisë janë jashtëzakonisht të larta”, thuhet në deklaratë.





Story i mëparshëm

“Teuta” fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Story i radhës

Malajzia zgjedh kryetarin e ri të Parlamentit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish