Tetovë: Vijon “e shtuna e eksodit” – largohen edhe mërgimtarët e fundit

min lexim

Edhe kjo e shtunë në Stacionin e Autobusëve në Tetovë nuk ka bërë përjashtime, raporton Klan M.

Tollovitë, rrëmuja, valixhet, përshëndetjet, lotët e ndarjes, sic njofton KlanM, tashmë janë bërë të zakonshme në këtë stacion, sidomos gjatë të shtunave kur një numër i madh i autobusëve kthejnë mërgimtarët drejt vendeve të perëndimit.

Që nga Struga, Ohri, Kërçova, Gostivari e Tetova me dhjetëra autobusë kanë kthyer mërgimtarët e fundit të cilët kishin shfrytëzuar pushimet në vendlindjet e tyre. Sic njofton KlanM, dominonin autobusët që shkonin drejt Gjermanisë, por nuk kanë munguar edhe destinacionet tjera sikurse Italia e Zvicra.

Nuk përjashtohet mundësia që krahas mërgimtarëve, në mesin e udhëtarëve, të gjenden edhe të rinj e të reja, të cilët të pajisur me viza gjermane, shkojnë për punë sezonale në Gjermani apo në kërkim të një jete të re.

“Largohen edhe mërgimtarët e fundit – dimri ka për të qenë i vështirë” – dëgjohej vazhdimisht refreni në Stacionin e Autobusëve në Tetovë, nga familjarët, miqtë, shokët që për në mërgim përcillnin më të dashurit e tyre. /KlanMacedonia/

Story i mëparshëm

​Arrihet marrëveshja, Chelsea godet me përforcim 85 milionësh

Story i radhës

MPB shqiptoi 252 gjoba trafiku në Shkup, 110 shoferë tejkaluan shpejtësinë e lejuar të lëvizjes

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,