tetove shkollat e mesme profesionale me mungese librash mesimdhenesit zevendesojne tekstet me skripta 6acbd1af036b8

Tetovë, shkollat e mesme profesionale me mungesë librash! Mësimdhënësit zëvendësojnë tekstet me skripta

October 11, 2026
min lexim
libr

Edhe pse viti shkollor ka më shumë se një muaj që ka filluar, në shkollat e mesme profesionale në Tetovë vazhdon të ketë mungesë të librave. Mungesa ndodh sepse për disa lëndë nuk ka fare libra adekuatë, ndërsa profesorët janë të detyruar t’i furnizojnë nxënësit me skripte, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim i Komunës së Tetovës. Nga ky sektor theksojnë se për lëndë të caktuara mungesat janë më të theksuara në shkollën e mesme tekstile dhe në atë të mjekësisë.

“Në shkollat e mesme, për dallim nga shkollat fillore, në gjimnaze dhe në shkollën ekonomike nuk kemi mungesë të librave — aty librat ekzistojnë. Problemi është në shkollat profesionale, ku për disa lëndë tekste aspak nuk ekzistojnë në nivel të Republikës, sidomos në shkollën e mesme tekstile dhe në atë të mjekësisë, ku libra të caktuar të lëndëve profesionale mungojnë plotësisht”, tha Nazmi Dauti

Edhe në shkollën shtetërore profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë, thonë janë të furnizuar me libra,  por ka mungesë në disa lëndë të caktuara profesionale.

“Jemi të kënaqur me dinamikën e furnizimit të librave nga ana e Ministrisë, pasi jemi në proces e sipër. Kërkesa nga ana e shkollës është dërguar dhe tashmë ka filluar furnizimi i shkollës dhe i nxënësve me libra. Realisht, nxënësit do t’i kenë librat shumë shpejt, pasi procesi është në vijim e sipër dhe dinamika me të cilën Ministria i është përgjigjur kërkesës sonë është në nivelin e duhur. Ekzistojnë disa lëndë profesionale ku kemi problem me mungesën e librave, por për shkak se jemi shkollë profesionale, nga ana e mësimdhënësve nuk ka mungesë të njësive mësimore, por vetëm mungesë të librit fizik”, tha Faton Mustafi

Sipas Sektorit për Arsim, në shkollat fillore të Tetovës mungojnë rreth 4.500 libra, ku problem kryesor mbetet lënda e matematikës, sepse nxënësit e caktuar e kanë plotësuar atë më parë. Megjithatë, nga ky sektor sqarojnë se furnizimi po vazhdon dhe se, në krahasim me vitet e kaluara kur mungonin rreth 30 mijë libra, këtë vit gjendja është dukshëm më e mirë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anketa ne bervenice jakup huseini nga vlen ne epersi ndaj arkin jahiut te aki se 6acbd06216ed2
Lajmi i mëparshëm

Anketa në Bërvenicë: Jakup Huseini nga VLEN në epërsi ndaj Arkin Jahiut të AKI-së

Të fundit nga

ShkoLartë