U mbyll edhe protesta e 134-ët qytetare kundër qeverisë Rama dhe sistemit politik.
Edhe sot qytetarët bën thirrje për arrestimin e Ballukut dhe Ramës, duke i kërkuar SPAK të çojë kërkesën sa më parë në Kuvend, për ish-zv.kryeministren.
Në më shumë se 1 orë fjalime para Kryeministrisë aktivistët kujtuan dhe votimin në parlament për reformën territoriale, duke i quajtur deputetët e mazhorancës si deputetë kartoni.
Sakaq, kujtuan edhe një herë protestën studentore të martën e 13 tetorit në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit.
Marshimi i tyre kaloi nga sheshi Uillson, Tirana e re, për t’u kthyer te sheshi Nënë Tereza, sërish drejt Kryeministrisë ku mbyllën edhe një javë tjetër proteste dhe ditën e 134-ët.
Burimi: botasot.info


