tetove keshilli komunal miraton cmimore te re per mbeturinat 69efc35618073

Tetovë, Këshilli Komunal miraton çmimore të re për mbeturinat!

April 27, 2026
min lexim
komuna e tetoves 780x439 1

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar një çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE votuan pro kërkesës që kompania “Saubermacher” të rrisë çmimin e faturave. Sipas vendimit të ri, tarifa për metër katror do të pësojë një rritje të ndjeshme.

Deri më tani, qytetarët e Tetovës kanë paguar 3.2 denarë për metër katror (pa TVSH), ndërsa me tarifën e re do të paguajnë 3.8 denarë për metër katror.

Nga shumica në Këshill thonë se nuk e kanë pranuar propozimin fillestar edhe më të lartë të “Saubermacher”, duke prezantuar këtë çmimore si një “zbutje” të rritjes.

“Kemi pasur një kërkesë për një çmimore të re nga ana e ndërmarrjes Saubermacher. Këtë propozim, si këshilltarë të VLEN-it dhe si pjesë e shumicës, nuk e kemi pranuar në formën fillestare. Ne propozuam në Këshill një çmimore të re ku kemi ndryshuar shifrat e ofruara nga kompania. Me këtë propozim, ulim çmimin që kërkonte ‘Saubermacher’ për qytetarët dhe bizneset, ndërsa e rrisim për objektet e lojërave të fatit. Konkretisht, çmimin për amvisëritë në mjedis urban e zvogëluam nga 4.2 denarë sa kërkohej, në 3.8 denarë”, tha Albi Qamili – këshillart i koalicionit VLEN.

“Në bazë të amendamenteve që iu dorëzuan këshilltarëve, çmimi i ri do të jetë 3.8 denarë pa llogaritur TVSH-në. Nëse llogaritet edhe TVSH-ja, shifra shkon në rreth 3.99 denarë, që i bie diku 20% më shtrenjtë se sa kanë paguar qytetarët deri tash. Ne kishim propozimet tona për një çmim fiks: 600 denarë për shtëpitë dhe 300 denarë për banesat në nivel të gjithë komunës, pasi metodologjia me metër katror është e gabuar. Me këtë rritje prej 20%, ai që ka paguar 1000 denarë, tash do të paguajë 1200 denarë”, tha Agron Arifi – këshillar i “Më mirë për Tetovën”.

“Sipas analizës sonë, ngritja e çmimit fillimisht parashihej rreth 30%. Ne si AKI ishim në mënyrë kategorike kundër dhe kërkuam që pika të tërhiqet nga rendi i ditës, por kjo nuk u pranua nga shumica. Gjatë debatit, këshilltarët e VLEN-it dhanë një propozim tjetër, ku sipas përllogaritjeve të fundit, çmimi për grumbullimin e mbeturinave sërish rritet për 20%”, u shpreh Berat Murati – Këshilltar i AKI-së./TV21

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tetove keshilli komunal miraton cmimore te re per mbeturinat 69efc3560c64e
Lajmi i mëparshëm

Tetovë, Këshilli Komunal miraton çmimore të re për mbeturinat!

a u shkel kushtetuta flet nagavci 69efd65290bc1
Lajmi i radhës

​A u shkel Kushtetuta, flet Nagavci

Të fundit nga

​A u shkel Kushtetuta, flet Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci deklaroi se ka pasur kuorum, siç tha ajo, për të filluar seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes. Se a u shkel
ShkoLartë