Tetovë, dy persona arrestohen për prerje ilegale të druve

1 minut lexim

Dy persona nga Llarca e Tetovës janë arrestuar pasditen e djeshme pasi janë kapur duke prerë dru në mënyrë ilegale, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plot të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

“Më datë 09.09.2023 në ora 16:00, në vendin e quajtur “Suva Gora”, në rajonin e fshatit Llarcë, Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria B.S.(39) dhe M.S.(42), të dy nga po i njëjtit fshat, për shkak të dyshimitse me dy automjete, “Lada Niva” dhe foristradë “Teta Samara”, të dyja pa targa, transportonin dru zjarri të prera pa leje. Dy personave iu gjetën dhe iu konfiskuan drutë e zjarrit të prera dhe mjetet për prerje, të cilat i kaluan Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Erdoğan: Si Türkiye ne besojmë se është e mundur një botë më e drejtë

Story i radhës

Mianmari merr në dorëzim 2 avionë luftarakë “Su-30” nga Rusia

Të fundit nga