Mianmari merr në dorëzim 2 avionë luftarakë “Su-30” nga Rusia

Mianmari njoftoi se në kuadër të marrëveshjes së mbrojtjes që kanë nënshkruar me Rusinë kanë marrë në dorëzim 2 avionë luftarakë “Su-30”, transmeton Anadolu.

Ministri i Industrisë së Mianmarit, Charlie Than dha një deklaratë për agjencisë ruse të lajmeve RIA në Forumin e Ekonomive Lindore që mbahet në qytetin Vladivostok të Rusisë.

“Në vitin 2022 me Rusinë kemi nënshkruar marrëveshje për të blerë 6 avionë luftarakë ‘Su-30’. Në kuadër të kësaj kemi marrë në dorëzim 2 avionë”, theksoi ministri Than.

Ai shtoi se nuk kanë informacion se kur do të blihen avionët e mbetur.





Story i mëparshëm

Tetovë, dy persona arrestohen për prerje ilegale të druve

Story i radhës

Kryeministri Kurti premton investime 250 milionë euro në sport

Të fundit nga