Tetova shkarkohet nga Egnatia

1 minut lexim

Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Egnatias. Tekniku i mirënjohur kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit rrogozhinas dhe do të nisë punë menjëherë të hënën, për të përgatitur skuadrën për sfidën e radhës.

Egnatia vendosi të shkarkojë trajnerin Edlir Tetova mbrëmjen e djeshme, teksa fatale rezultoi humbja me përmbysje ndaj Teutës në Reogozhinë dhe menjëherë më pas drejtuesit nisën kontaktet me Duron, duke gjetur shpejt gjuhën e përbashkët.

Shpëtim Duro është një emër i njohur i trajnimit në Shqipëri, pasi ndër vite ka drejtuar me sukses klube të ndryshme si Partizani, Dinamo, Skënderbeu, Besa, Flamurtari, Vllaznia, Shkëndija e Tetovës, Drita e Gjilanit, Kukësi e së fundi Laçi.

Debutimi i trajnerit 62-vjeçar në pankinën e rrogozhinasve do të vijë fundjavën e ardhshme, me Egnatian që do të përballet me Kukësin në transfertë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

REK Manastir dyfishon prodhimin e energjisë elektrike, Blloku 1 lidhet me rrjetin

Story i radhës

Horror e tmerr, kjo është 12-vjeçarja që u gjet në qese plastike në bagazhin e një makine

Të fundit nga