Tetova i gëzohet

January 9, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar ndeshjen e parë të vitit 2025 ndaj Laçit si të komplikuar përballë një skuadre të vështirë.

Por tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores ka theksuar sot para mediave se ekipi i tij do të synonte të kthehej i përqendruar në fushë me synimin për të rifituar titullin.

“Pas pushimit normalisht kthehet shumë shpejt kampionati. Ditët e pushimit ishin shumë të pakta për ne, se kur të tjerët morën pushimet ne vazhduam se kishim Superkupën. Por ky nuk është një problem.

Vit me tre trofe? Kemi korrur atë punë që kemi bërë gjatë dy viteve, të gjithë si skuadër, nga i pari i punës e deri te punëtori më i thjeshtë në klubin tonë. Mendoj se kemi merituar gjithçka.

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Malota dhe Aleksi nuk janë, pjesa tjetër e ekipit është në rregull, edhe prurjet janë stërvitur, ndaj grupi është i plotë.

Laçi? Është një ndeshje goxha e vështirë për ne, për faktin se në ndeshjen e kaluar në Laç nuk është se bëmë një paraqitje të mirë. Por mendoj se forca është, na duhet të ndjekim objektivat tonë dhe të kemi vazhdimësi në rezultate, ndaj pres më të mirën.

Shtysë nga Superkupa? Nuk mendoj, se kampionati është një maratonë, ajo është një ndeshje teke. Sigurisht na jep besim të gjithëve, por mendoj se ndeshjet e kampionatit ndryshojnë.

Objektivat e vitit? Mendoj se do të duam titullin, pastaj për çdo hap tjetër do të shohim në vazhdimësi.

Merkato? Grupi është i plotë, thjesht kemi ndryshuar lojtarët që janë larguar, i zëvendësuam shumë shpejt me listën që kishim në dispozicion. Fernando është vlerë e shtuar, njeh lojën tonë dhe mendoj se do të na ndihmojë. Mendoj që grupi është i plotë dhe mendoj të bëj më të mirën me këta lojtarë që kam në dispozicion.

Kemi pasur kurba si çdo ekip, çdo ekip i ka të vetat. Tani vështirësohen gjerat, nuk tolerohen më gabimet. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe t’i shohim ndeshjet më me kujdes”, tha Tetova.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

3 miliardë dollarë kriptomonedha u vodhën në 2024

Story i radhës

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

Të fundit nga

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është nderuar të enjten me një ceremoni madhështore funerale në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoninë e cila u mbajt para se ai të varroset në qytetin e
ShkoLartë