Punimet për rikonstruktimin e stadiumit të Tetovës po avancojnë, ndërsa koalicioni VLEN e vlerëson projektin si një investim të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.
Sipas VLEN-it, projekti që po realizohet nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, synon krijimin e kushteve bashkëkohore për klubin Shkëndija, futbollistët e rinj dhe tifozët tetovarë.
Nga ky koalicion theksojnë se modernizimi i stadiumit është pjesë e angazhimit për investime konkrete, të cilat u krijojnë të rinjve mundësi më të mira për zhvillimin e talenteve sportive.
VLEN paralajmëron vazhdimin e mbështetjes për projekte që përmirësojnë infrastrukturën sportive dhe pamjen e qytetit.
“Më pak fjalë, më shumë vepra!”, përfundon komunikata e koalicionit.
Burimi: lajmpress.org



