Tetë mijë tifozë holandezë do të jenë në Tiranë

May 20, 2022
1 minut lexim

Kes Lau, kryetari i përkohshëm i shoqatës së tifozëve, mendon se të paktën 4000 tifozë të Fejenordit do të jenë të pranishëm javën e ardhshme në kryeqytetin shqiptar, pa pasur një biletë për finalen e Ligës së Konferencës kundër Romës.

“Për ndeshjen në stadiumin relativisht të vogël me një kapacitet prej 21 mijë spektatorësh, zyrtarisht janë në dispozicion vetëm 4 mijë bileta për mbështetësit e të dy finalistëve.

Në total, rreth 8 mijë tifozë holandezë do të jenë në Tiranë”, mendon Lau. Biletat- Ai është në kontakt të ngushtë me palët e përfshira në organizimin e ndeshjes, dhe shprehet se ndoshta disa qindra tifozë të Fejnordit do të arrijnë të marrin biletat në vend. “Ju shihni se çmimet në tregun e zi bien ndjeshëm.

Javën e kaluar kanë kërkuar 3000 euro për një biletë. Tani nëse jeni me fat, mund të blini një për 500. Mendoj se ka shumë njerëz që janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë parash”. KUJDESI- Ai u bën thirrje tifozëve të jenë të kujdesshëm.

“Ju i blini ato bileta nga njerëz që mund të mos kenë gjithmonë qëllimet më të mira për ju. Kam dëgjuar raporte se shumë bileta kanë rënë në duart e shqiptarëve të pasur, ndoshta edhe të spekulantëve, të cilët duan të përfitojnë një avantazh të konsiderueshëm financiar”,

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

14 vjeçare por me zë unik, Anastasia Jaka po vjen me këngë të re

Story i radhës

Partneri i Genta Ismajlit realizon tatuazh simbolin e shqiponjës në trup

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë