Testi i drogës tek shoferët, një dështim/ Analizat ngatërrojnë medikamentet me lëndët narkotike

min lexim

Dështon testi i drogës së policisë rrugore. Ndërkohë që rrugorja e Tiranës deri më tani ka arrestuar 30 persona të kapur si të droguar në timon, nga ana tjetër, zbulohet se ky test ngatërron medikamentet dhe ilaçet që përdoren si qetësues me lëndët narkotike.

Një rast i tillë, raporton Vizion Plus, i ka ndodhur efektivit të Forcave Operacionale Altin Bega.

Policia e Tiranës njoftoi me datën 22 maj se ai është kapur duke kaluar me semafor të kuq dhe në bazë të testit të drogës rezultoi pozitiv me tregues që i korrespondojnë kanabisit. Menjëherë ai u arrestua nga kolegët e tij.

Por efektivi Altin Bega, atë ditë kishte dalë nga spitali pasi ishte operuar.

Sipas mjekëve, ben me dije Vizion Plus, ai nuk kishte pranuar që të rrinte më shumë në ambientet e spitalit dhe është larguar.

Më pas efektivi kishte patur dhimbje dhe i ishte drejtuar një farmacie për të blerë disa qetësues.

Pasi ka kaluar semaforin e kuq për shkak të urgjencës që kishte, është kapur nga rrugorja dhe i është nënshtruar testit të drogës.

Ai ka rezultuar pozitiv si pasojë e narkozës dhe ilaçeve që kishte përdorur në spital.

Për shkak të gjendjes shëndetësore,shton Vizion Plus, gjykata e la me detyrim paraqitjeje. Më pas testi i drogës i policisë rrugore u hodh poshtë nga raportet e institutit të mjekësisë ligjore. Efektivi Bega pasi iu nënshtrua analizave të gjakut dhe urinës, u zbulua se nuk është përdorues i kanabisit, apo i lëndëve të tjera narkotike.

Të dyja analizat vertetuan se efektivi ka kryer vetëm një shkelje, kalimin me semafor të kuq, vepër penale që dënohet me gjobë dhe bllokim patente, por jo me burg.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e hetimeve pasi nuk ka vepër penale, ashtu siç u referuan në fillim materialet nga policia rrugore.

Ndërkohë që testet e drogës vijojnë të kryhen tek shoferët që dyshohen si përdorues droge, marzhi i gabimit është i madh, duke arrestuar dhe duke dënuar qytetarët. Deri në zbulimin e së vërtetës, këta të fundit duhet të kalojnë disa faza me drejtësinë dhe analiza, kosto dhe kohë që bie në kurriz të tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut

Story i radhës

Rriten rastet e divorcit në Kosovë, avokati tregon faktorët

Të fundit nga