Test psikologjik/ Cili nga fëmijët i ka prindërit më të pasur?

min lexim

Kur kemi qenë fëmijë, të gjithë mund të kemi menduar ndonjëherë punën si detektivë kur të rriteshim. Në internet mund të gjenden shumë teste psikologjike, që synojnë pikërisht të na bëjnë të kuptojmë nëse kemi apo jo aftësi të mira detektive.

Ato mundohen të stimulojnë trurin tonë për t’u orientuar drejt përgjigjes së duhur. Nëse jeni apo jo si Sherlock Holmes, mund ta kuptoni edhe përmes këtij testi që gjeni në këtë artikull.

Testi është mjaft i thjeshtë. Mjafton të shihni foton dhe t’i përgjigjeni pyetjes: “Cili nga të dy fëmijët mendoni se i ka prindërit më të pasur?”. Ne ju sugjerojmë që përpara se të përgjigjeni, të shihni me vëmendje çdo detaj, sepse secili prej tyre mund të përmbajë çelësin e zgjidhjes së enigmës.

Shihni se si janë veshur fëmijët, si dhe çfarë po hanë. Pasi i keni parë këto detaje, cili mendoni se i ka prindërit më tëpasur? A doni ta dini përgjigjen?

Është djali ai që ka një familje më të pasur, pasi është duke konsumuar fruta, perime, qumësht dhe supë. Këto janë ushqime më tepër të shtrenjta, se sa ushqimet e shpejta që po konsumon vajza. Ajo vërtet mund të jetë e veshur me një fustan të bukur dhe të mbajë bizhuteri, por duhet të kënaqet me ushqimin e shpejtë.

Testi në vetvete, na fton për një reflektim të thellë, për të mos u gënjyer nga pamja e jashtme, por t’u shkojmë gjërave deri në fund, njësoj si një detektiv. Po ju, a e gjetët përgjigjen?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Marotta dhe keqardhja e madhe

Story i radhës

Gjykata e Lartë i jep fund mbrojtjes kushtetuese për abortin

Të fundit nga