Tesla humbi 204 milionë dollarë nga Bitcoin

Tesla regjistroi një humbje prej 204 milionë dollarësh në 2022 nga posedimet që kishte në bitcoin. Por gjithashtu fitoi 64 milionë dollarë duke reduktuar humbjet në 140 milionë dollarë.

Tesla investoi 1.5 miliardë dollarë në bitcoin gjatë tre mujorit të parë të 2021 duke thënë asokohe se besonte në jetëgjatësinë e kriptomonedhës.

Menjëherë pas blerjes, Tesla shiti 10 përqind të tyre duke fituar 101 milionë dollarë.

Në Mars të 2021 CEO Elon Musk tha se Tesla do të fillonte të pranonte pagesa në bitcoin për makinat elektrike duke bërë që çmimi i kriptomonedhës të rritej me shpejtësi.

Pak javë më parë Musk u tërhoq nga qëndrimi i mëparshëm duke shprehur shqetësim për sasinë e energjisë që duhet për të gërmuar bitcoin. Pikërisht këtu nisi edhe rënia e çmimit të bitcoin.

Vlera e bitcoin pësoi rënie dramatike vitin e kaluar dhe Tesla shiti 75 përqind të tyre. Sot prodhuesi i makinave ka 184 milionë dollarë në bitcoin.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haradinaj reagon nga Amerika për koeficientin e pagave: Sot Qeveria i vuri vulë mashtrimit!

Story i radhës

Kremlini: Raketat me rreze të gjatë veprimi do të përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë

Të fundit nga