termeti ne indonezi raportohet per viktima dhe te plagosur 6a31a991226a5

Tërmeti në Indonezi, raportohet për viktima dhe të plagosur

June 16, 2026
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Indonezinë qendrore, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe duke lënë më shumë se një duzinë persona të plagosur, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit të cekët është regjistruar në juglindje të qytetit Palu, një zonë me rreth 400 mijë banorë dhe kryeqytet i provincës Sulawesi Qendrore.

Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në Palu dhe në zonën fqinje të Sigit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të kufizuara materiale në disa struktura.

Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) konfirmoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit.

Autoritetet lokale po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas disa oresh proteste para kryeministrise qytetaret nisin marshimin ne rruget e tiranes 6a31a92f7b797
Lajmi i mëparshëm

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

dhurata dora konfirmohet si nje nga artistet ne sunny hill festival 2026 rikthehet ne skenen e festivalit pas dy vitesh 6a31aa5b3ab1b
Lajmi i radhës

Dhurata Dora konfirmohet si një nga artistet në “Sunny Hill Festival 2026”, rikthehet në skenën e festivalit pas dy vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë