dhurata dora konfirmohet si nje nga artistet ne sunny hill festival 2026 rikthehet ne skenen e festivalit pas dy vitesh 6a31aa5b3ab1b

Dhurata Dora konfirmohet si një nga artistet në “Sunny Hill Festival 2026”, rikthehet në skenën e festivalit pas dy vitesh

June 16, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është konfirmuar zyrtarisht si një nga emrat që do të performojë në edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival 2026”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët e festivalit përmes rrjeteve sociale, ku kanë publikuar posterin zyrtar të artistes dhe kanë ndarë një mesazh të veçantë për fansat.

“Çdo vit ne nderojmë një nga talentet tona më të suksesshme vendore duke i besuar një nga pozicionet kryesore në skenën e Sunny Hill Festival. Këtë vit dhurata jonë për ju është Dhurata Dora, e cila do të ngjitet në skenë më 31 korrik. A e dini se emri Dhurata do të thotë ‘gift’ në anglisht?”, shkruhet në njoftimin e festivalit.

Për Dhurata Dorën, kjo do të jetë hera e tretë që performon në “Sunny Hill Festival”, pasi artistja ishte pjesë e festivalit edhe në vitin 2024 dhe në vitin 2022, ku elektrizoi publikun me hitet e saj më të njohura.

Këngëtarja vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, me projekte që numërojnë qindra miliona klikime dhe me një bazë të madhe fansash në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

“Sunny Hill Festival 2026” do të mbahet në Prishtinë më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, ndërsa organizatorët tashmë kanë konfirmuar një sërë emrash të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë që do të performojnë para mijëra adhuruesve të muzikës.

Me rikthimin e Dhurata Dorës në skenën e festivalit, publiku pritet të shijojë një tjetër performancë energjike nga artistja, e cila njihet për hitet e saj të shumta dhe prezencën e fuqishme skenike. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

termeti ne indonezi raportohet per viktima dhe te plagosur 6a31a991226a5
Lajmi i mëparshëm

Tërmeti në Indonezi, raportohet për viktima dhe të plagosur

siljanovska davkova ballkani perendimor eshte me i perparuar se ukraina dhe moldavia 6a31ae4ddfdbe
Lajmi i radhës

Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia

Të fundit nga

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri italian Romano Prodi argumenton se Bashkimi Europian po kalon një nga momentet më
ShkoLartë