Dy prindër nga rajoni i Shkupit janë arrestuar nën dyshimin se për një periudhë të gjatë kohore kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët e tyre të mitur.
Sipas Ministrise se Puneve te Brendshme (MPB), bëhet fjalë për një 47-vjeçar dhe një 42-vjeçare, të cilët u arrestuan dje rreth orës 16:20, pas një denoncimi të mëparshëm.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Burimi: lajmpress.org



