pas disa oresh proteste para kryeministrise qytetaret nisin marshimin ne rruget e tiranes 6a31a92f7b797

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

June 16, 2026
1 minut lexim

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga studentë, mjekë, profesorë artistë dhe qytetarë të ndryshëm.

Gjatë fjalimeve, mesazhi kryesor i përcjellë nga protestuesit ka qenë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, me thirrje të përsëritura si “Rama jepe dorëheqjen”.

Pas përfundimit të fjalimeve, turma është nisur në marshim nëpër akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar protestën edhe jashtë sheshit para Kryeministrisë.

Një nga organizatorët, Arben Kola sqaroi dhe itinerarin që do të ndjekin protestuesit.

“Tajvani-Bashkia-Parlamenti (ndalese 5 min)-Shkolla Kosova-Shtepia e Europes(ndalese 5 min)-Kryeministria (perfundimi)”, tha Arben Kola.

Në krye të marshimit janë studentët, ndërsa qytetarët vijojnë të bëjnë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim.

“Nesër më shumë”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëri e re”, thërrasin ata njëzëri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbi 85 e votave me poste te numeruara levizja vetevendosje kryeson bindshem 6a31a8e2b0aef
Lajmi i mëparshëm

Mbi 85% e votave me postë të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm

termeti ne indonezi raportohet per viktima dhe te plagosur 6a31a991226a5
Lajmi i radhës

Tërmeti në Indonezi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë