Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur në orët e para të së shtunës qytetin jugor spanjoll të Granadës.
Sipas autoriteteve rajonale, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës 01:00 në zonën metropolitane të Alhendinit.
Nga tërmeti janë raportuar dëme në disa banesa dhe automjete, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan Reuters.
Autoritetet kanë nisur vlerësimin e dëmeve dhe po monitorojnë situatën pas lëkundjeve.
Burimi: botasot.info

