Një tërmet e ka goditur Korçën të dielën mbrëma ku banorët kanë raportuar për lëkundje të forta.
Sipas të dhënave bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra larg nga Korça ndërsa magnituda ishte 2.6, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.l.
Lëkundjet e forta janë ndjerë pasi epiqendra ishte vetëm 1 kilometër thellë në tokë.
Nuk ka raportime për dëme materiale.