Edhe pse e ka qejf, Gigi nuk ka në plan “t’i shkojë pas” Leo DiCaprio-s

Leo DiCaprio është një yll, i talentuar, seksi, gentleman, por edhe pak si shumë qejfli dhe të gjithë e dinë që ai seç ka një dashuri për gocat (më së shumti modele) nën 26 vjeç.

Ndaj, në vjeshtë, kur u bë publike lidhja e tij me Gigi Hadid, të gjithë u çuditën, sepse Gigi është 27 vjeç dhe për më tepër, ka dhe një fëmijë me ish-partnerin e saj, Zayn Malik.

Leo doli disa herë me Gigi-n, u panë duke bërë qejf në një festë dhe më pas, heshtje…Aktori u rishfaq prapë duke darkuar me modelen 23-vjeçare, Victoria Lamas.

Ata shkuan në një club veçmas, por u ribashkuan në makinë. Zërat thonë se edhe pse u panë bashkë, sërish ishin të shoqëruar edhe nga një grup i madh njerëzish, por gjithsesi, sido që të jetë puna, Gigi sikur s’ka nerva dhe “energji t’i shkojë pas Leo-s”.

Hadid dhe DiCaprio “e pëlqejnë njëri-tjetrin, por s’duan ndonjë gjë serioze tani. Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj dhe Gigi s’ka energjinë e duhur për të vrapuar pas DiCaprio. Rutina e tij është shumë e ngjeshur për modelen”, u shpreh një burim për “Page Six”.

DiCaprio udhëton shumë dhe herë e shohim në Miami, herë në Los Angeles, pastaj në St. Barts. Ndërkohë, Gigi është më e rezervuar në udhëtimet e saj dhe kalon shumë kohë me familjen dhe vogëlushen Khai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tre ushtarakë të vrarë në Saratov të Rusisë

Story i radhës

Tërmet në Korçë, banorët raportojnë për lëkundje të forta

Të fundit nga