Tërmet 6.3 ballë në Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë ka goditur Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në verilindje të rajonit Kandrian.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ndodhi 55.7 kilometra nën tokë. Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Pas tërmetit nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.





Story i mëparshëm

Capello mbetet pa fjalë

Story i radhës

Google sfidon Samsung me smartfonin e parë me ekran me palosje

Të fundit nga