Capello mbetet pa fjalë

Ndodh rrallë që Capello të mbetet pa fjalë.

Këtë e ka arritur Pioli me punën e tij te Milani, teksa kuqezinjtë shkuan në gjysmëfinale të Champions League.

“Kjo është një gjë e madhe, nuk di çfarë të them në këto momente.

Askush nuk mund ta besonte se Milani mund të shkonte deri këtu”, tha Capello, dhe më pas vazhdoi:

“Ata e pësuan golin nga relaksimi, sepse ndoshta ishin të vetëdijshëm që ndeshje po përfundonte.

Ishte bukur të shihje se si luftuan, sa sakrifikuan.

Por Leao është një lojtar joreal.

Është e pamundur ta ndalosh kur ai shkon në vrapim.

Padyshim bën një ndryshim të madh në fushë, nëse nuk ke një lojtar të shpejtë, vështirë se mund t’i përgjigjesh Leaos”, tha Capello

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Realizohet me sukses lëshimi i silurit të parë nga anija turke pa pilot

Story i radhës

Tërmet 6.3 ballë në Papua Guinenë e Re

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez