Në mjetet e informimit serb publikohën përditë qëndrimet politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilat bien ndesh me qëndrimet e BE dhe të SHBA-ve. Del haptazi kundër përmirësimit të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës dhe kundë sanksioneve ndaj Rusisë. Kosovën e sheh si tokë të Serbisë. Shkurt kursi i politikës së tij është orientuat në kundërshtim me atë të botës demokratike. Kjo dihet botërisht. Po ashtu dihet se Vuçiqi nuk mund të ndryshojë politikën e derisotme, sepse ajo ka ka krijuar shtresën oligarke, e cila i ka rrënjët në gjakun e popujve fqinje dhe të popullit serb. I ka rrënjët në gjakun e Ivo Stamboliqit, Zoran Gjingjiqit, Oliver Ivanoviqit djemëve të “Pandës”…
Vuçiqi nuk guxon të ndryshojë kursin e derimësotëm politik në favor të shtetit juridik, sepse një hap i tillë do ishte i barabart me vetvrasjen.
Aktualisht politika e Vuçiqit është në kacafytje me politikën e faktorit të brebshëm dhe atij të jashtëm. Hëpërhë opozita e Serbisë ka filluar të kundërshtojë politikën e Vuçiqit, që e mban në jetë krimi i organizuar, por megjithatë nuk guxojnë të dënojnë agresorin rus, që vret civilë të Ukrajinë dhe ua rrënon infrastrukturën. Opozita nuk guxon të vë në pah se në krye të “Listës Serbe” janë milionerë e pasuruar në kurriz të popullit serb.
Faktori i jashtëm qoftë BE, qoftë SHBA-të nuk i kanë qëndrimet të unisuara. Lajçak e Borell kanë arsye të forta pse rrinë në krah të pokitikës së oligarkut Vuçiq. SHBA-ja e ka të qartë se pasardhësi i Millosheviqit, Vuçiq është në përkrahje të politikës së Putinit, megjithatë kërkon që Serbia vetë të vendosë për rrugën e saj politike.
Vuçiqin dhe politikën e tij korruptive e mbajnë gjallë politika proruse dhe politika kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës. Për një politikë të këtillë opozita nuk guxon të bëjë as gëk-mëk edhe pse e dinë se Republika e Kosovës është shtet i pavarur.
Vuçiqi Albin Kurtit ia mveshë epitetin “terrorist” edhe pse e di se Albini ka qenë i terrorizuar në burgjet serbe nga gardianët e burgjeve serbe. Ndërsa Albini nuk e quan Vuçiqi as kriminel, as komandant të krimit të organizuar.
Vuçiqi gazetën “Alo r.s” se brengoset për serbët e Kosovës, kinse u mungojkan të drejtat. Ai ngulë këmbë se nuk ka dialog pa formimin e “zajednicës”. Albin Kurti e mohon mundësinë e krijimit të një krejatyre të ngjashme me Serpska Republika”. Se një bashkësi të tillë duhet të kenë hungarezët, muslimanët e disa pakica popujsh joserbë.
Është me interes të vëhet në pah se Vuçiqi nuk e ka të qartë se Kosova ka qenë pushtuar në vitin 1912 dhe qëndroi e pushtuar deri më 12 qershor 1999. Ai e di mirë se forcat serbe kryen akte shnjerëzore ndaj popullatës autoktone shqiptare.Gjatë viteve të okupimit shqiptarët hoqën të zitë e ullirit. Nga dora gjakatare serbe u masakruan mijëra gra e burra, pleq e plaka, fëmijë e djem; u dhunuan e përdhunuan mbi 20 000 femra shqiptare, në mesin e tyre edhe të mitura. Vuçiqi e di mirë se trupat e pajetë të shqiptarëve u dogjën në furrëlarta dhe mijëra të tjerë u mbuluan në varre masive nëpër vende të ndryshme të Serbisë. Me fshehjen e tyre donin t’i fshihnin krimet, që i kishin bërë ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Për derisa politika korruptive e zhytur në krimin e organizuar e Vuçiqit nuk kundërshtohet nga brenda Serbisë, nga BE-ja dhe ShBA-të, politika hipokrite e Serbisë do jetë faktor me rëndësi për ndezjen e barotit jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjërë. Sa më shpejt që të kuptohet rreziku, që mund të vie nga ana e politikës serbe, aq më shpejt do evitohej shpërthimi i luftës në trojet ballkanike dhe gjetiu.
BE-ja, SHBA-të dhe faktori i brendshëm serb me orientim demokratik duhet të denoncojnë politikën e Vuçiqit si politikë antiserbe, antidemokratike, proruse dhe si politikë agresive ndaj vet popullit serb si edhe ndaj popujve tjerë paqedashës. Ka ardhur koha t’i jipet fund politikës shoviniste e proruse, që e ndjek Aleksandër Vuçiqi.